“Aty ku folëm gjuhën e Nënës”:nga Adriana Kongjini Bala


“Aty ku folëm gjuhën e Nënës”

Po ri e menduar anës detit mbi një shkëmb,

Mos vallë jeta e vështirë të ka lënduar edhe të tremb,?

Po të shikosh anës detit shkuma si argjend,

Disa pulbardha përtej duke notuar nuk po gjejnë vend.

Hëna e bukur mbi buzë të malit po më le “pa mend,”

Sikur më bën shenjë duke buzëqeshë “shkruan” emërin Tënd!!!!

Do kalojë pranvera dhe përsëri do vijë,

Në kodrat me pemë dielli prapë do ndrijë,

Nē malet e larta bora e bardhë do shkrijë,

Po të “pyes” moj hënë larg gjithmon do rijë???

Koha ikën si uji që rjedh pa pushim,

Gjethet e ŕëna përsëri kanë gjelbërim….

Zogjtë nëpër fusha kokra gruri” gjurmojnë”

Çobani në brezare me cylë diçka thotë

Vasha anës detit me mall po e dëgjon,

Dhe me zë të ulët mbas çylës po këndon.

Vallë do kthehesh prapë si dallandyshet,

Tek “foleja” jonë që përalla na thoshin gjyshet??

Aty ku folëm gjuhën e Nënës,

Aty ku dashurin e parë kishim të zemrës,

Aty ku dielli çelte me buzqeshjen tonë,

Aty ku çdo minutë në mendje na kalon,

Aty kur thërasëm ejani të pimë kafenë gjitonë,

Aty ku yjet ndrisin kur ishim të dy I “nëmërojmë”

Aty ku ozhaku I ndezur me dru zemërat na I ngrohnë,

Aty ku më tutje një zë Nëne ligjëronë,

Aty ku malli nuk shuhet për gjithmonë!!!!

Aty ku shumë dua të shkruaj por dot si mbaroj ,

Aty ku është aq e ëmbël buka dhe ujë që pikonë,

Aty dua të” bëj gjumin “për herë dhe për gjithmonë….

Tek Ballkoni me gurin e sertë ku bari jeshilon….!!!!!