——————————
Dallgët e detit,ma hoqën fillin e mendimeve
aty ne breg,ku ne rërë unë rrija shtrire
me larguan menjëherë nga çasti i përjetimeve
sikur e ndjeva veten, po thuaj se me te lire.
Mbi rërën e Detit po meditoja kujtimet
por dallgët e Detit,rehat nuk me lanë
shkëputu njehere e mire,ti nga përjetimet
me valëzimin e tyre,ato sikur me thane.
Ndoshta dallgët e Detit, të drejte kishin
qe unë sot ne këtë Dite,ato te mos i kujtoja
se ne breg te Detit, bashkë me mua ato ishin
dhe me valët e tyre, më ftonin te luaja.
