Avionët e shteteve anëtare të NATO-s, që janë përdorur në bombardimin e Jugosllavisë


Fillimi i Operacionit Forcat Aleate, që konsistonte në bombardimin e Jugosllavisë, më 24 mars 1999, në ora 20:00 sipas orës lokale në Kosovë, NATO-ja kishte në dispozicion 344 avion ushtarak të pozicionuar në bazat ajrore në Europë, prej tyre ishin 214 avion ushtarak të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Shtuar këtyre edhe 2 B-2 që fluturonin nga Misuri në SHBA, për 15 orë në një drejtim dhe që hapën fushatën e bombardimit të Jugosllavisë, kurse 6 B-52 hapën poashtu fushatën, të cilët lëshuan projektil AGM-86C. Paralelisht me këtë nga deti Adriatik tre anije( Uss Gonzalez, USS Philippine Sea, USS Nicholson) dhe dy nëndetëse( USS Albuquerque, USS Miami) dhe nëndetsja britanike( HMS Splendid) gjuajtën raketat Tomahawk Land Attacck Missile( TLAM-s), në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Caku i parë i goditur pak pas orës 08:00 p.m. ishte në afërsi të Prishtinës, në rrjetin e energjisë elektrike që la pa rrymë, e pastaj ajroporti i Batajnicës.
Numri i avionëve të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate, u rrit ndjeshëm si në numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe në numrin e sulmeve që u kryen. Numri i avionëve më 13 prill( në ditën e 20 të Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit numri në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340. Kontributi i 19 anëtarëve të NATO-s, ishte i ndryshëm, nga lejimi i hapësirës ajrore, infrastrukturës së tyre, bazave të tyre ushtarake dhe ajroporteve të tyre, shpesh edhe me kosto të konsiderueshme shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve civile. Kurse më 7 maj 1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në process për të vendosur 1.100 avion, prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin 277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.
Në bombardimin e Jugosllavisë, morën pjesë 14 anëtarët e aleancës së NATO-s, prej tyre tyre 12 anëtarë të kësaj organizate morën pjesë në operacionet luftuese ajrore, e ato ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Spanja dhe Turqia. abstenuan Greqia, Islanda dhe Luksemburgu, në disa burime theksohet që morën pjesë 13 shtete anëtare të NATO-s. Në total SHBA, kishte dy herë më shumë avion sesa të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku, gjegjësisht kishte 59%, kurse të gjithë anëtarët e tjerë kishin rreth 430 avion.

Avionët ushtarak të anëtarëve të NATO-s
Vendi anëtarNumri i avionëveTipi i avionëveBaza ushtarake
Franca12JaguarIstrana, Itali
6Mirage F1CRIstrana, Itali
15Mirage 2000DIstrana, Itali
1C-160 GabrielIstrana, Itali
2SA 330 PUMA CSARIstrana, Itali
6KC-135Istres, Francë
10Mirage F1CTSolenzara, Francë
3Mirage IV-PSolenzara, Francë
8Mirage 2000CGrosseto, Itali
2E-3F SDCAAvord, Francë
2AS-330HORIZONKumanovë, Maqedoni
16Super EtendardFoch, Adriatik
4Etendard IV-PFoch, Adriatik
Gjithsej 87
Hungaria22MiG-29Keskemet, Hungari
 20Mig-21Taszar, Hungari
9Su-22Taszar, Hungari
Gjithsej rreth 50
Italia6Tornado IDSBrescia-Ghedi
12Tornado ECR/IDSGiola del Colle, Itali
4T|ornado ECR/IDSPiancenza, Itali
6F-104-ASAAmdendola, Itali
4F-104-ASACervia, Itali
6AMXIstrana, Itali
1Boeing 707/TPractica di Mare, Itali
Gjithsej 39
Britania e Madhe2L-1011Ankona, Itali
5VC-10Ankona, Itali
12TornadoSolenzara, Francë
16Harrier GR-7Giola Del Cole, Itali
2E-3DAWACSAviano, Itali
1Canberra PR-9Giola Del Cole, Itali
Gjithsej 38
Holanda14F-16AMAmendola, Itali
6F-16AAmendola, Itali
2KDC-10Eindhoven, Holandë
Gjithsej 22
Kanadaja18CF-18Aviano, Itali
Gjithsej 18
Gjermania14TornadoPiacenza, Itali
1C-160Landsberg, Gjermani
Gjithsej 15
Turqia11F-16Ghedi, Itali
Gjithsej 11
Belgjika7F-16Amendola, Itali
3F-16AMAmendola, Itali
Gjithsej 10
Danimarka9F-16Grazzanise, Itali
Gjithsej 9
Spanja6EF-18Aviano, Itali
1KC-130Aviano, Itali
1CASA 212Vinçenaca, Itali
Gjithsej 8
Norvegjia6F-16Aviano, Itali
Gjithsej 6
NATO4E-3A AWACSTrapani/Prevesa
Gjithsej 4
Portugalia3F-16Aviano, Itali
Gjithsej 3
Totali rreth 325
Avionët e NATO-s, që ishin në dispozicion e që nuk u përdorën:
Franca8F-8 CrusaderFoch, Adriatik
2Super FrelonFoch, Adriatik
8Breguet BR 1050 AlizeFoch, Adriatik
Turqia18F-16 
Gjithsej 36

Table 1. Avionët ushtarak të shteteve anëtare të NATO-s, që ishin në dispozicion, por që nuk u përdorën në Operacionin Forcat Aleate.

Numri i avionëveTipi i avionëveVendi anëtarë i NATO-s
10F-16ABelgjika
9F-16Danimarka
1C160Gjermania
14Tornado ECR
1C160Franca
2E-3F
14JAGUAR
6KC-135
16 Mirage F.1CR/CT
2Mirage IVP
8Mirage 2000C
15Mirage 2000D
2AS 330 Horizon
2Puma
16Super Etendard
4Etendard IVP
2Super Frelon
1Canberra PR.9Britania e Madhe
2E-3D AWACS
16Harrier GR.7
4L1011
12Tornado
3VC-10
6AMXItalia
1Boeing 707/T
10F-104ASA
6Tornado IDS
16Tornado ECR/IDS
18CF-18Kanadaja
4E-3A AWACSNATO
20F-16AHolanda
2KDC-10
6F-16ANorvegjia
3F-16Portugalia
6EF-18Spanja
1KC-130
1CASA C-212
11F-16Turqia

Figure 1. Numri i avionëve dhe tipet e avionëve që anëtarët e NATO-s, përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë, sipas burimeve të NATO-s.

Në total morën pjesë 31.600 forca amerikane, prej tyre 18.400 forca në tokë dhe 13.200 forca detare, 2/3 e të cilave ishin në kuadër të USECOM( Forcave amerikane në Europë). Forcat detare të NATO-s, përfshirë edhe ajroplanbartësen “Teodor Ruzvelt” dhe një britanike e një franceze, pastaj dy kryqëzorë amerikan( USS Vella Gulf CG 72 dhe Leyte Gulf CG55) dhe tre destrojer amerikan( USS Gonzales DDG-71 dhe USS Peterson DD969) dhe 6 të tjerë përfshirë britanike, franceze, italiane dhe greke, dy nëndetëse amerikane( Albuquerque USS 706 dhe USS Boise SSN 764) dhe një britanike dhe 10 fregata nga Britania, Spanja, Turqia, Italia, Holanda, Gjermania dhe Greqia. Derisa SHBA kishte përgatitur edhe Grupin e Gatshëm Amfib Kearsarge që kishte tre anije speciale( UUS Kearsarge LHD 4, USS Ponce LPD 15 dhe USS Gunston Hall LSD 44).

SHBA kishte përdorur mbi 650 avion ushtarak në bombardimin e Serbisë, prej tyre përfshirë: F-14 “Tomcat” dhe F/A-18 “Hornet”, F-15E “Strike Eagle”, F-16 CJ” Fighting Falcon”, F-117A”Nightawk”, AV-80 “Harrier” dhe A-10 ” Thunderbolt”. Avionët bombardues, si: B-1B “Lancer”, B-2 “Spirti” dhe B-52H “Stratofortress”. Pastaj avionët transportues kargo si: C-5B “Galaxy”, C-17 “Cargo Master II”, C-130 “Hercules” dhe C-141 “Starlifter”. Por edhe avionët si KC-10A “Extenders” dhe KC-135R”Stratotankers” AC-130H “Spectre” dhe E-8C. Dhe helikopterët EA-6B “Provlers” dhe AH-64A “Apache”. Pastaj me RQ-1A, “Predator dhe “Hunter”. Në qershor 1999, SHBA, kishte përdorur 731 avion derisa aleatët e NATO-s, kishin përdorur rreth 300 avion, gjegjësisht 327 avion, përfshirë me fluturaket papilot, prej tyre 192 luftarak, sulmues/bombardues dhe bombardues, 63 avion mbështetës, 19 avion zbulimi dhe 3 helikopter. Nga mbi 38.018, anëtarët e NATO-s pa SHBA-në, kryen mbi 15.000 ose rreth 39% të totalit.

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.