Avni Rustemi-Që nga prilli i 1924 në Vlorë-Nga Gezim Llojdia


Vendvarrimi i Avni Rustemit

Gezim Llojdia

1.

prej prillit te vitit 1924, në bulevardin e Vlorës gjendej varri i Avni Rustemit. Mirëpo strukturat e asaj kohe kishin studiuar për të vendosur një përmendore dhe rreth vitit 1984 filluan hapjen e varrit.

2.

Shkojmë pikërisht atje . Aty ku është sot busti i tij në lulishten përpara teatrit të qytetit, , do të gjeni një pllakë të kuqe origjinale me 4 doreza çeliku, që është ende te varri. Sipas projektit aty nga viti ’84 filloi hapja e varrit. Erdhën punëtoret dhe filluan hapjen e varrit. Te gjithe ndiqnim punimet. U hoq pllaka dhe u pa se sarkofagu ishte me një xham ndërsa llagëmi, që e mbante ka pasur vend ku vendosej në kohë të shkuara kandil për shpirtin e tij.

Ishte një arkivol i punuar me dru. Kishte xham në pjesën e sipërme të tij.

Trupi ishte i patretur. Në pjesën e fytyrës sidomos dallohej nga mustaqet. Dhe kjo ishte shenja treguese ndonëse dihej nga të gjithë, vendi ku prehej Avni Rustemi. Ishte i patretur për një arsye, gati të thjesht. Ishte balsamosur , në kryeqytet kur u soll me shtrat topi për tu varrosur në Vlorë. Ndonëse kishin rrjedhur vite nën sarkofagun e tij të kuq me germa u gjet trupi.

Kundërmonte një erë të rëndë morti, arkivoli.

Arkivoli ishte i mbuluar me një kadife të kuqe me ca zbukurime.

3.

Çfarë u bë me trupin e të ndjerit Avni Rustemi?

Trupin e morën në spitalin e qytetit ku besohet është bërë autopsi . Kur eshte dorëzuar punonjesve te muzeut, arkivoli e kishte xhamin e thyer në pjesën e sipërme.Mirepo kur u dergua ne spital nuk kishte thyerje. Trupin e tij e varrosën te piedestali ku ngrihej busti. Arkivoli gjendet edhe sot e kësaj dite në Muzeun historik të qytetit. Por është tmerrues nja arkivol i hapur.

Nga varri i Avni Rustemit sot ruhet vetëm pllaka e kuqe e vogël rreth 1m x 1.5m.

Poshtë saj është llagëmi i zbrazur i mbushur . Pati shumë kuriozë që erdhën për të parë Avniun, mirëpo ata nuk e dinin se dispononim vetëm sarkofagun e tij, që e mbështolli në largimin e tij nga kjo jetë. Në muzeun historik vinin shpesh për të fotografuar sarkofagun e tij. Kjo është e saktë si një histori pa ngjizje të tepërta,përse trupi nuk u tret,ndonëse ishte i balsamosur për ti rezistuar nëntokës gjatë.

4.

Sot në kthesën që të shpie drejt bishtit të kalldrëmit përball ambulantes së qytetit, rreth 5 m bar Init dhe statujës e Avniut është një pllakë e kuqe mes plakave te trotuarit jo shumë e dallueshme nga te tjerat dhe nëse nuk e di nuk ke për të mësuar kurrë që ai vend ishte vendvarrimi i Avni Rustemit në prill të 24 në qytetin e Vlorës.

Shumë vite më para ishte i dallueshëm mirëpo spostimi asfaltit të rrugës e fshehu ose humbi varrin deri kur filloi rikonstruksioni i rrugës dhe trotuarit.

Ne foto: pllaka e kuqe ku ishte vendvarrimi i pare.

Varri dhe monumenti.