Që fëmijë të desha shumë.
Porta tak, unë s’bëja gjumë.
Ndruheshe të nxirrje zë,
Mos të njihte këtu ndonjë.
Dhe të njoha unë një mot:
Mjekërbardhë, si Babazot.
Solle libra, solle lodra,
Njoha nënën nga aroma.
Shkuan vite, fëmijët u rritën…
Një mesnatë me festë më pritën.
Pa më njohur, hyra dola.
Babagjysh, të imitova.
Rrodhi koha, një fund viti,
Desha gëzim t’i jap tim nipi.
Në hotel “Vivas” e çova
Dhe aty prapë të takova.
Këtë herë pa thes, pa lodra,
S’kishe zbritur male e kodra.
Truke skene, veshur trend.
Kurrë kështu s’të mbaja mend.
Ma përkëdhele lepurushin.
Dhuratë, një CD-i me gjyshin.
Zëri i yt, vargjet e mia:
Për orë të mira e të këqija.
Njoha kështu një mik të vjetër,
Babagjysh në shekull tjetër.
Brenda tij, me shumë dëshirë,
Llozte një aktor i mirë.