Babai i Britney Spears është ende duke kërkuar para prej saj


Jamie Spears ka kërkuar që pagesa e faturave të tij ligjore të bëhet nga vajza e tij, Britney Spears, një veprim që avokati i Britney e quan “të neveritshëm”. Kjo kërkesë vjen një muaj pasi kujdestaria e Britney u ndërpre zyrtarisht dhe tre muaj pasi Jamie u pezullua nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së Britney.  Pavarësisht këtyre fakteve, Jamie argumenton se Britney duhet t’i kërkohet ende të paguajë tarifat e tij ligjore, sepse ai po punon për të ndihmuar në mbylljen e plotë të konservatorit në mënyrë që “Britney mund të marrë kontrollin e jetës së saj ashtu siç dëshirojnë ajo dhe Jamie.” Kërkesa e Xhemi do të adresohet në seancën e ardhshme gjyqësore për çështjen e caktuar për 19 janar.

Burimi Vulture

H. Alimucaj

About Post Author