Babai im i fortë si shkëmbi-Sheqere Sina 0zuni


Babai im, i fortë si gur i latuar, Ishte diamanti më i çmuar .
Njeri i dashur e i pa përtuar plot shpresë e bujari të shquar. me pasion luftarak, patriotik, Ishte artist i vërtetë folklorik.

Të gjitha këngët i thurte vetë, këndonte e kërcente me dy vetë. I bukur, i mençur e shakaxhi,
Të gjithë gëzonin kur fliste ai…

Shpesh për miqtë në gjueti shkonte, Mishin e lepurit e thëllëzës u çonte, Sofra e miqve përherë rrinte shtruar. Me pasion e energji për të punuar.

Në mëngjes i linte të gjithë në gjumë se çuditërisht punën e donte shumë… Hallet njerëzve, zgjidhte më parë, Ishte një burrë zotni, njeri i rrallë.

Ai e ndjente veten të lumturuar
kur mikun nuk e shihte të varfëruar. Dorën nuk ia zgjaste kurrë askujt, rronte me djersën e tij si bari e bujk.

Isha më e vogla e fëmijëve në shtëpi, Më merrte me vetë, nëpër miqësi.

Të gjitha përrallat që më ka treguar, Në trurin tim i kam regjistruar.

Fëmijët nuk i rrihte në asnjë rast,
Po kur bëje faj, ngrinte vetullën lart. Shtëpi dykatëshe, si kështjellë ngriti Aty për miqësi gjithë fshatin priti.

Energjia e tij nuk shteroi sa gjallë qe, bënte bereqetin njësoj si në Myzeqe. Një ditë ra nga kumbulla e brinjët theu Nuk shkoi te doktori, e askujt s’i rrëfeu.

Për gjashtë muaj rresht ngeli në shtrat, Por dhimbjen e tij nuk e bëri të gjatë. Një ditë papritur në sofër na mblodhi, Nga valixhja e tij personale leket nxori.

Tha me bujari: Me këto lekë që shikoni Dua, o fëmijët e mi, të më nderoni!… Në vendin tim, miqësinë time ta ftoni,
shpirti im do jetë gjithmonë gjallë u thoni!

Atëherë lotët tanë, s’kishin të mbaruar, Për atë baba të mirë e të nderuar.
Gjithë miqësia e tij erdhi për të ngushëlluar, Shkoi në varr, kurani duke u kënduar…

Ishte pranverë e dhimbshme për ne, ai vit, Kur shpirti i tij në majë të Shebenikut u ngjit…

Autore: Sheqere Sina 0zuni/ Lushnjè