Babai kthehet nga kurbeti
Pas 40 vjetësh që ishte në kurbet babai kthehet në shtëpinë e vet.
Gruaja dhe fëmijët sa shumë u gëzuan i dolën përpara fort e përqafuan.
Erdha në vendlindje veç për t’u qetësuar, ditët e pleqërisë këtu për t’i kaluar.
Isha shumë i ri, kur shkova n’kurbet tash veç jam thinjur mbusha 65 vjet.
Si shtëpia jote askund s’ka më mirë, erdha të jetoj n’vendin tim të lirë.
Rrudhat më janë shtuar krejt nga mërzia, larg familjes sime më mbyste vetmia.
Jetoja si mundja punoja nat e ditë që familja ime, të gëzojë pak dritë.
Shokët më thoshin pse ke kaq mërzi, kam lënë fisnikën o shokë,metre fëmijë.
Sytë m’u vërbuan veç duke shikuar mos po takoj dikë që unë e dua.
Jeta plot brenga është në kurbet, s’ka si buka jote që e gatuan vetë.