Babait tim-Ferit Toma


Me një Gusht tridhjetë e katër;

Në Orenjë të Çermenikës;

Në djep nëna e përkundi,

Burrërinë në mendje skaliti.

Lindi në shtëpi tradite,

U rrit Nazmiu dita ditës.

Për armikun një furtunë,

Burrë i fortë dhe në punë.

Për polici i doli shkolla,

Por se la regjimi ngordhja.

U sulmua si kulak pasanik,

Por Nazmiu nuk pati frikë.

Në çdo hekurudhë punoi;

Minator me krahë shqiponjë.

Shteti dy herë e dekuroi,

Të tretën politika e pengoi.

Po s’u tund nga vështirësitë;

Punën se kishte kurrë frikë.

Në magazinë dinamiti,

Pa ju dridhur kurrë qerpiku.

Komunizmi i plagosi sedrën,

Në pritë i vunë deglasimin.

Nga puna shpejt e privuan,

Në shpirtë e zemër e copëtuan.

Por në fund të tunelit errësirë,

Po ndriçon rreze drite e lirë.

Demokracia vjen si shpëtim,

Nazmiu hap krahët i lirë.

Djali dhe familja e tij,

Kontribuan për demokraci.

Mjekoi plagët e sistemit,

Me nder mbrojti integritetin.

S’u hakmor për poshtërsitë

S’u përkul nga gjithë stuhitë.

Mbajti lart nderin e kullës,

Pëjetë mbeti krenar furtuna.