Bajamet-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Bajamet

Reportazh nga fshati-Pjesa e tretë

5.

Mëhalla jonë si yllësia e qiellit.Shpirti lëvizës.Në hapësira.

Bien meteor,kësaj nate.Llafosnin pleqtë.Lëvizin galaktika.

Bajame moj zemër!Si të gjeti ky dimër? Trupi yt i shtrirë,në këtë rrokullimë.

Mjerisht i rrjedhur.Deri në palcë i kredhur. Fshehur në errësirë, në këtë arkëmoti.

Qefini i ngrehur. Kam dëshminë time. Ku gjendet çelësi yt?

Qefini yt i larë nga mjegulla e bardhë. Pabesisht,do të perëndoj lulëria.

I vrarë. Nga dimri mëkatar .I mbyllur në kohë të motmotit.

Kam dëshminë time, ku gjendet formula e kodit gjenetik?

6.

Lutje.-Ngrehu nga kjo endërr,përgjimtare e fshehur labirintheve të errësirës.

Ky diell i parastinës,ka prurë ditët e tua!

Silueta jote.Një ëndërr e shëmtuar.Nesër,ç’do të ndodh me ty?

Se di.S’ka kod udha jonë.

Dëshira.-Një mesazh,nëpër re më erdhi.

Dua të lulëzoj.Përtej ditëve të mia?Atëherë.

Trokitjen lehtë,kush ja dha zemrës?

Në parakohë të lulëzimit?

Magjistare,tërësisht e harbuar pas ndenjës?

-Vijon-