Bajram Karabolli:Juan Rulfo -Prdro paramo (Murmurimat)


Bajram Karabolli:Juan Rulfo -Prdro paramo (Murmurimat)

Fragment

– Mirë, po shpirti yt? Ku beson të ketë shkuar?

– Duket se po bredh andej-këndej, tokës, si shumë shpirtra të tjerë; duke u kërkuar të gjallëve që të luten për të. Ndoshta shpirti më urren, se nuk e trajtova mirë; por kjo nuk më shqetëson më. Nuk më bëjnë më përshtypje brerjet e ndërgjegjes së tij. Ma helmonte edhe atë pak ushqim që haja dhe më mbysnin ca mendime shqetësuese, me ca figura të dënuarësh e gjëra të tilla, që m’i bënin të padurueshme netët. Kur e ndjeva se më erdhi vdekja, shpirti m’u lut që të ngrihesha dhe të vazhdoja të jetoja, sikur kushedi ç’mrekulli mund të bënte për të m’i larë mëkatet. Po unë as që e vura ujët në zjarr hiç: “Këtu merr fund udha ime, – i thashë. – Tani nuk kam fuqi ta shtyj më”. Dhe hapa gojën që ai të dilte. Dhe doli. E ndjeva kur më ra në duar filli i gjakut me të cilin ishte i lidhur për zemre.

 

About Post Author