U enda udheve te mia, pa fund u enda,
Si nje i eger kam bere tigrin neper shpella,
Ju, vazhdoni te me gjuani me heshta,
E me kerkoni atje ku une nuk ndejta.
Ja ku jam, i cilter e i meshirshem,
Ndonese tiger, gropeza me bejne ne faqe lotet,
Por nuk perlotem nga e qeshura ime,
Por prej jush, qe me heshta godisni boten.
Nese qesh, ruhuni nga e qeshura ime,
Aty kam dhimbjen e nenes sime te bardhe,
Aty kam ditet e mia fatlume, qe ju i beni therrime,
Aty kam ditet njerezore, qe me bejne me krahe.
Kjo eshte arma ime, vetem buzeqeshja,
Edhe pse tiger, me buzeqeshje ju vras,
Ne age apo nder nete ju gjuani me heshta,
Ju largoj njerezisht, shpellen lini pas.
Prisni, mos ikni! T’ju jap pak uje burimi,
Nje cope gur nga shkembi te gjitheve t’ua jap,
T’ua zbus zemrat e ligesuara nga zemerimi,
Te ndjeni dhimbjet, lotet, te mbusheni me gaz.
Pastaj…ikni! Me lini mua ketu, shpellave harruar,
Qe plaget si tigri me gjuhe t’i lepij,
Kur te ktheheni t’ju shoh pa heshta ne duar,
Me gropezat ne faqe t’ju jap nje perqafim…
B. Torba.
Nga vellimi poetik “Ulerima…”
