BAKLLAVAJA E NUSES
———————————-
Bakllavaja e nuses, bërë me dyzet petë,
Me shumë kishte mjaltë,se sa kish shërbet,
Dyzetë veta hëngrën, prapë gjysma mbet,
Do të mbahet mënd, kjo për disa vjetë.
Shtatë ditë kaluan, s’u hëngërt bakllavaja,
Aq e ëmbël ishte, dy lugë s’mund ti haja,
Dredhur petët vetë nusja, me duart e saja,
Me mjaltë dhe shërbetë, u habitë dynjaja
Mjaltë sherepeli, nuk haje dot një pjatë,
Kur lepije gishtat, prap do mbetej mjaltë,
Tre ditë e tre netë,mbeti dhëndrri n’shtrat,
“Mjaltë” i jepte nusja, ai kërkonte prapë.
Në të gjithë fisin, kështu nuk kishin parë,
Bakllava të tillë, që nuk kishte të sharë,
E kish dredhur nusja, me lotë duke qarë,
Me çerep me hi, e kish pjekur edhe tharë.
Të gjitha gratë e fisit, mbetën të habitur,
Nga nusja e tyre, kurrë se kishin pritur,
Në shtëpi të prindërve, ashtu ishte rritur,
Si një manushaqe, si një hënë e ndritur.
U dobësua dhëndrri, pëshpëriste fshati,
Se kish nga sëmundja, por i kish rënë takati,
Xixëllonje qe nusja, i ndrinte gjithë shtati,
Kur zhvishte këmishën, ndrinte dhe krevati.
Ndrinte edhe krevati por gojët e liga folën,
Tre ditë e tre netë, nga dhoma nuk dolën,
Njerzit të shqetësuar, të mahnitur mbetën,
Kurre se morën vesh, të gjithë të vërtetën.