“Balada e mëngjesit…Agim Pipa


**Balada e mëngjesit…

E pres tek dritarja mëngjesin

duke menduar dritën, si rrëshqet

mbi cepat e mobiljeve fillimisht,

pastaj mbi shtratin e ngrohtë;

pastaj në kuzhinë,

ku tryeza e aromave

më fton t’i harroj ëndërrat e çmendura.

Po nisem për në punë;

aty

brinjët e mia bashkohen me ditën

dhe portreti yt më vjen me sfumaturë

nga shtrati,

deri tek tryeza me aroma.

Vizato,

hidh bojra mbi ëndrra dhe eja

t’ja dalim së nesërmes me diell.

Me dritë pashkësh e djela e shkuar

në tryezat e gjithë botës

ku, portreti yt

u shëndrrua në shënMari…