“Banorët e pa ftuar ” !..Tomi Buzi


Ata nuk janë muza ime, as ‘ deliri ‘ im i ‘ përjetuar ‘

për të përmbushur ‘epshet’ e një shkence që ” s’ka jetuar ”..

janë banorë inteligjent të një qytetërimi tjetër ..

që bashkojnë rugët ndëryjore, të një bote të vjetër ..!

Nuk janë frika ime në llogarit e fizikës ‘ mendalorjane ‘,

as në precipitetin mendor të një banori në tokë ,

ata janë ‘shpikje’ e metamorfozës gri, ‘Kafkiane’..

që shëndrron inteligjencën, në formatin ‘X’ në botë.

Nëse i kam ‘miqë’, dhe i dua në rugën time

thjeshtë do i pyes për metamorfozën e Franc Kafkës ;

përse vallë njeriun e ‘ktheu’ në insekt pa parime ..

të udhëtonte me një ‘ klingtonë ‘ , përtej Alaskës ..?

Moralin e kësaj ‘fabule’ pa fabulën e surealizmit të ‘ri’ ,

nuk do e ndaj në libra të kuptimit gjenetik, Ovid-ian,

në kufirin ku insekti ndahet prej ‘ moralit’ njeri ..

është kavie, që ‘udhëtonë’ përtej ‘efektit’ mendalorian !

Në planetin tonë jetojnë bashkë, njeriu dhe metamorfoza ..

përtej surealizmit të një bote plotë surpriza e mistere

por nëse brënda botës tonë kthejmë epshet në ‘doza ‘ ..

do të ‘mposhtet’ Kafka, Ovidi, dhe metafora ‘ ordinere ‘ !..

Ata, nuk janë miqë të ‘metropolit’ ndëryjor planetarë,

as të Marsit që flitet pa Njuton-in e metafizikës

ata vijnë si ‘miq’ për metamorfozën e pa parë ..

në transferimin e njeriut, përtej ‘ kodit ‘ të gjenetikës !