Banorët e tokës-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Jeta është një kërcim molekulash,

Procesi i fjalëve …………”festive,”

Gëzimi është i mrekullueshëm,

Sikur “mrekullia”…. të na vinte.

Zemra……… nuk përmbahet,

Në se ……………ka dritë në të,

Lumturia…….. e transformimi ,

Kujtim i viteve të “ndërgjegjëshme. “

E shkuara………….. ka vlera,

Në se tokën ……….vlerëson,

Bota na “ftoi” në këtë gosti,

Shikimi ka zbuluar “bukurin.”

Hapësira na sjell dhurata,

Tokën ….diellin ……….ujin,

Fytyrat shkëlqejnë nga gëzimi,

Që jemi banor të kësaj toke.

Vjeshta me veshje magjike,

Me gjethe të arta lumturie

Pranvera e mbanë premtimin,

Gëzimin do ta ringjall përsëri.

Bota do tingëlloj si një orë,

Sikur e gjithë është një motorr,

Dhe ne do të jetojmë në lumturi,

Në dashuri që ëndërron çdo njëri.