Barba Stathi-Ylli Lalo


Neve me origjine jemi nga Kreta, -me thoshte, – por nuk e di se kur te paret e mi kane ardhur ne Korfuz.

Une, -thoshte, – jam lindur ne Korfuz dhe jam rritur ne Athine. Aty u martova, bera dhe rrita e shkollova femijet. Por mbasi bëmë ca para nepër bote, bashke me vellain, deri ne Kanada dhe Amerikë, u kthyem dhe ndertuam kete hotel, ketu ne token time në Korfuz.

Por neve jemi nga Kreta.- me thoshte.

Nuk e di pse ma thoshte?!

Dhe nuk e di, por edhe inteligjenca ime emocionale apo edhe intuita ime qe shume rralle ndal te veproje, nuk vepruan.

Dhe une sot me te drejte kerkoje te hyj ne ate pohim te tij,

ndoshta te thelle, mbase prej shpirtit, që ai ishte nga Kreta!

Kush e di sa shekuj emagjinata e tij kishte kthyer koken pas dhe shihte me mall rrenjet!

Me Barba Stathin dhe familjen e tij isha njohur që në 1991 kur mbasi kapërceva me komerdare ngushticën e Ksamilit, zura punë ne hotelin e tij, gjashtë muajt e sezonit të turizmit veror.

U bëmë miq. Aty flija, bashkë hanim, në një tavolinë. Ndihesha pjesëtar familje. Më kishin lënë një dhomë në kat të parë të hotelit.

Kështu me Barba Stathin u miqësuam mirë, duke biseduar edhe për probleme familjare.

Jam lindur ketu ne Korfuz, -thoshte, jetova ne Athine, u martova, bera femij, bera para neper bote, shkollova femijet, dhe u ktheva serish ketu ne Korfuz, tek toka e babait tim, tek ullinjte e babait tim.

Por neve jemi nga Kreta.

Ullinjte i ndame mes kater vellezerve. Ndersa ketu, ne kete pjesen time prane detit ngritem kete hotel me parate qe beme njezetepese vjet pune neper bote.

30% te parave te hotelit na i fali shteti, 30% i morem kredi dhe 40% ishin parate tona. Shteti per pese vjet na detyrone per ndihmen qe na dha qe parate e qarkulluara gjate aktivitetit te hyjne e te dalin ne banken e shtetit dhe dy punetore, nga ata qe biznesi yne ka punesuar, na i sjell shteti dhe me pagen qe vendos vete shteti.

Ne vitet 60, – me thoshte, -ne keto rruget e Korfuzit nuk çante as gomari, balte dhe lluce mbushur.

-Juli, -me tha nje dite, sepse keshtu e shqiptonte me mire emrin Ylli, -E di ti se ne vitet 60 neve ketu ne Korfuz kemi marr buke dhe cimento nga shteti juaj!?

-Nuk e di, -i thash.

Nejse, -me tha dhe shtoi :

-Do qendrosh edhe 15 dite ketu! -ishte nje ton i cuditshem, por edhe detyrues.

-Joooo Barba, (keshtu i therisja une) fare, nuk rri më! Do iki, jam lodhur, kam punuar shumë.

Në fakt kisha punuar gati pese muaj, nga Dhjetori dhe deri ne Prill, diku në ndërtim dhe me ishte fiksuar qe per 1 maj te festoja ne shtepi.

Ishte viti 1996, tradita e festes vazhdonte, malli me kishte mare dhe ne kete dite festive me gjithe veshtiresite qe po kalonim gjithandeje, serish nuk mund te lejoja te lija bosh atmosferen ne familjen time, kur vec djalit te madh 11 vjec me priste edhe i dyti gati te mbushte nje vjec. E kisha lene 7 muajsh. Mezi prisja largimin prej andeje dhe kthimin per tek ata. Ishte mesi i Prillit.

-Degjo “pedhi mu”, – me tha barba, -nuk te dua per pune. Ti punove gjithe kete dimer, por jo tek une, punove tek ai afendikoi tjeter qe bene hotele. Ke punuar shume, je tretur i teri. Me vjen turp nga babai tend kur te te shoh, edhe pse nuk e njoh, edhe pse nuk ke punuar tek une.

Ashtu ishte vertete. Isha 39 vjec. Kisha shkuar ne Dhjetor, 96 kg, dhe kisha zbritur ne 65 kg. 180 cm. Kisha punuar ne nje “prese”, keshtu quhet ajo makineria qe gatuante beton. Zevendesova dy te rinj grek qe pagueheshin me 8 mij dhrami seicili. Te dy bashke benin 16 mij dhrami. Une e kerkova vete ate pune te rende për të qënë më i sigurt në pasjen e vëndit të punls .

E vetmja mundesi në kushtet e mia që unë mund te siguroja punë.

Isha pa letra, pa vize, pa pasaportë dhe në çdo moment rezikohesha për t’u kapur nga policia. Gjithë kohën isha në “alarm”.

Ai “brigadieri”, sipermaresi i ndertimit e pranoi kerkesen time kur pa se une e beja punen e atyre dy djemve grek. Dhe me pagoi vetem me 6 mij dhrami. Fitoi prej meje 10 mij dhrami ne dite.

Kur e lash punen, me pa rastesisht nje dite ne rruge dhe me thirri qe te shkoja te punoja serish ne nje objekt tjeter me te te. – Jo, – i thash duke tundur gjithe krahune me gishtin larte, – jo, nuk bene me vaki, do iki.

Beja mbi 50 thas cimento beton ne dite, etj. I vetmi qe punoja jashte, ne shi. Te tjeteret punonin brenda objekteve, benin suva ose instalime.

Ai dimer ne Korfuz ishte i teri vetem shi dhe lagështi e madhe e paparë. E pamundur absolutisht që një copë e hollë rrobe e lagur të thahej.

Shtrihesha sa vija me gjithë robat, ashtu i lagur për tu thare me nxehtësinë që do më prodhonte trupi.

Kisha shtruar dy batanije mbi dyshekun e krevatit dhe shtatë batanije sipër.

Ne hotelin e Barba Stathit dhe Nikos, me 50 dhoma bosh ne dimër, ku Barba me kishte lejuar te jetoja, une flija i vetem dhe nderkohe isha edhe efektivisht njefare gjallese njerezore qe gjithesesi pengonte ndonje “mendjeprishur” nga jashte te demtonte brenda hotelin.

Fatkeqësishtë ajo qe me tha Barba Stathi që kisha firuar në trup ishte e vertete.

Qeshja me vete tek shihja ndryshimin e vetes time. Madje edhe ngjyra e flokve dhe vetullave kishin marr nje ngjyre kafe fare te hapur.

Nuk ia prisha Barbës që kishte moshen e babait tim, pranova të qëndrojë.

Ata me vune ne ushqim te mire sa te merrja pak veten.

Qendrova deri ne fund te Prillit, mbas edhe nje sikleti 24 orësh me policine kufitare greke ditën e fundit kur u nisa, per mospasje dokumentesh.

Por fatmirësishtë arrita qe per 1 Maj ta realizoja festimin e ditës me te dashurit e mi,

ne shtepine e re qe kisha nisur ta ngrija dalengadale.