Bardhë e zi


Sabit Alidema

Na buzëqesh nga ekrani,
na përshëndet,
me dorën në zemër
me pjesën e brendshme të syrit
fotografon pamjen tonë
sipas teknikës bardh e zi.
Për të kremtë,
rri gju më gju me ne
dhe ngre dolli
për gjithë ata që s’ janë më
në mesin tonë.
Të etur,
na kalon
matanë lumit.
Na prin në labirinth
dhe na merr për dore
kur shkojmë kryelart
nga humnera.

About Post Author