Bardhësi-Rubjana Nika


Era fryn çrregullisht,

flokët e borës trazon,

bie -bie mrekullisht,

bardhësi tokën shndërron.

Toka tani është e pastër,

çdo pisllëk e mbuloi,

sa mirë kështu të ishte,

bardhësia të zotërojë.

Nën borë mbuluar gjithçka,

dhe pisllëku,shkatërrimi,

të shkriheshin bashkë me borën,

të sundonte veç blerimi!!!

Bardhësi,dhe pse e ftohtë,

je simbol paqësie,

tokës dhe gjithësisë,

i jep hije nusërie.