Bardhyl Mezini:Varfëri
Iriqi breshkës ju ankua:
-S’e kuptoj, ç’ndodh me mua?
Kam tre ditë dhe tre netë,
që nuk shkoj në tualet.
Një mik sot më ka thënë,
e kam nga që s’kam ngrënë.
Ti,-tha breshka,-more mik,
për kaq gjë, mos ki frikë.
Shqetësim është im vëlla.
Ka një muaj që s’po ha,
dhe, në prapanicën e vet,
merimanga ka bërë rjetë.
