Barëra të nxituara – Barbaros İrdelmen. Përktheu: Irma Kurti

Barëra të nxituara – Barbaros İrdelmen. Përktheu: Irma Kurti

BARËRA TË NXITUARA

Kur të shkojmë në mbretërinë e Zotit

Do të ketë pyetje për paratë, pasurinë—

A ishin ato të pastra apo të ndotura?

Engjëjt do të pyesin:

“A e deshe Zotin?

A e deshe njerëzimin?

A i deshe kafshët?

Sa pemë mbolle?

Sa lule ujite?”

Ndërsa bisedon me engjëllin

Një demon do të hyjë me vrull, duke e ndërprerë—

“A vodhe nga ata që të zgjodhën?

Apo… a pive alkool?

Sa foshnje vrave?

Kë qëllove?”

Do të ta prishë humorin,

Do ta kthejë gjithçka përmbys.

“A ke bërë gjenocid?”

Demoni do të bërtasë me zë të lartë.

“A e adhurove vërtet?”

—duke treguar Zotin me gisht.

Sikur bari

të mos nxitonte kaq shumë

sa të rritej mbi ne…

Pyetjet janë të thjeshta—

Përgjigjet, mjaft të lehta.

02.01.2025 – Stamboll, 03:22