Bariu dhe vasha-Sherife Allko


Sherife Allko

I bie cylës bariu sa dhe malet oshëtijnë.

I bie me shpirt për vashën sy bukur,

që e donte aq shumë.

Ecën shtojzovallja me buzën në gaz,

Bucelën mbi supe,shaminë lidhur gushe .

Ah,ç’u tret i gjori bari, i heshtur lëngonte, në shtratin e tij .

S’mundi dot ti thonte vashës

Sa shumë e dashuronte.

U mblodh një fshat i tërë tek shtrati i tij;

Na thuaj o bir ç’të ka ngjarë

Çfarë fsheh brenda shpirtit, Ti ?!

Një pikë loti i nxehtë,nga syri i ra burrit

E fshiu me të shpejtē, filloi të belbëzojë..

Më falni o miq tha,por unë kam rënë në sevda .

Qeshën me të madhe sa ishin në odë

Për këtë ti tretesh dhe nuk bënë dot zë ?!

Kush zemrën t’ka plagosur na thuaj trim

Sa burra jemi nē odë të nisemi nxitim , Dorën e vashës prindit t’ia kërkojmë .

U skuq i tëri bariu ,

Në fytyrë iu ndez,u bë zjarr

E dua unë Licën,më te bukurën vashëz .

Me cylë e gërrnetë u nis një fshat i tërë,

Të kërkonin sy bukurën, nuse për barinë .

Dasëm e madhe u bë gati një javë

Me shumë nostalgji e kujton

dhe sot një fshati i tërë .

Sherife Allko