Bashkë Festojmë-Zymer H.Haliti


Shqipëria:

Motra ime Kosovë

Ti sot pavarësinë po feston

Por,motra jote në çdo kohë

Gjithmonë afër të qëndron.

Kosova:

Falemindrit shumë

Ty oj motra ime e madhe

Sa e lumtur jam dhe unë

Në këtë ditë Fatbardhe…

Kosovë-Shqipëri sot jemi një

Në festa e në ditë të vështira

Do të flasim ,veprojmë një zë

Kjo është e jona Shqiptaria…

Mjaft jetuam të ndarë ndër vite

Ka ardh sot koha bashkë festojmë

Po presim shpejt ardhjen e një dite

Të gjithë të lumtur bashkë t’jetojmë.

Zymer H.Haliti,e shkruar më 17 shkurt 2024