Bashkë me pranverën-Bilbil Murataj


Kur dole në kodër,

Lëshove stuhinë,

Krahët lehtë tunde,

Si një gjeraqinë

@

Djali nga sevdaja

U bë shqiponjë mali,

Erdhi pa kuptuar,

Mbi supe të ndali

@

T’u ul përmbi supe,

Të ledhatoi flokët,

Nga sevdaja jote,

Çelën borzilokët

@

Të mori në krahë,

Shprehu dashurinë,

Si gjahun shqiponja,

Të çoi në lëndinë

@

Të çoi në lëndinë,

Ku kish luleshqerra,

Të mbajti në gji,

Sa iku pranvera

@

Bashkë me pranverën,

Me lulet e majit,

Të gëzosh ti prindrit

Dhe zemrën e vëllait