……. Bashke në përqafime ……
Më jep sytë e zesë
Moj dardhë rrumbullake
Sonte , po të presë
Te kroi pas darke.
Të qeshim , të lozim
Të na mbuloi pylli
S’dua të na shohin
Hëna edhe ylli.
Të rrimë përmbi gjethe
Nga vjshta rrëzuar
Një mbi një mbi vete
Si , velënxë janë shtruar.
Siç e lamë , ti erdhe
Plot me xhavairë
Zemrën ma rrëmbeve
Nëpër errësirë.
Flokët derdhur binin
Mua më mbulianë
Dhe zogjtë , që po flinin
Nga gjumi i zgjuamë.
Mbi degët e thata
Unë të putha sytë
Dhe pse pus nata
Ata e bën ditë.
Bashkë në përqafime
Loti t’u pikua
Ra në buzën time
Aty u bë krua.
Shpirti më dëfrehu
Nga aromë e pyllit
Por , më shumë më dehu
Aroma e gjirit.
S’di , pse u këputa !?
Ti , një fjalë s’ma thoje
Buzët kur t’i putha
Si mjalti në hoje.
………… Adem Nuhaj ………..
