Bashkë-Sheqere Sina


Je si qielli, je si hëna,

je si dielli që më ngroh …

ti je jeta, je frymëmarrja,

je ti ujë, që dritë shoh.

Je ti fryma,oksigjeni,

je ti bleta që nuk lodhesh,

je ti rrezja, vetë dielli,

kur jam vetëm, kudo ndodhesh…

Je ti zemra që më rreh,

si një minë në kraharor.

Nese vjen dhe nuk më sheh,

fikem si një meteor.

Ti s’je hekur s’je as gur,

as nuk ndryshkesh, as copëtohesh…

Ti s’je pellg, nuk je as mur,

je veç zemër që ndriçohesh.

Ti je shpresë që dashuron,

dashuri je, që jep shpresë,

brenda shpirtit më buron,

një dëshirë që s’mund të vdesë.

Bashkë lindëm, bashkë jemi,

bashkë ecëm dhe s’pushojmë.

S’është çudi, një zemër kemi,

sepse…jetën dashurojmë.

Autore : Sheqere Sina /Albania /