Bashkëshortit tim-Sheqere Sina Ozuni


@

Si një flutur do të bëhem,

dhe mbi kokë do të qëndroj.

Mjaltë nektari do të kthehem,

sa të jem, të dashuroj.

Do të dua pambarim,

yll do jesh në shpirtin tim,

ta bëj zemrën hoje bletësh,

të jesh burrë që di të qeshësh.

Do të bëhem dallëndyshe,

jam me ty, s’mund të jetë ndryshe.

Le të ketë dimër të ftohtë,

bashkë do ta ndërtojmë një botë,

bashkë, një vatër, një familje,

s’njohim frikë pleqërie.

••••••••••••••••••

Fjalët e burrit tim.

@

T’u rrit ndera, burrëneshë!

Më ndrit vendin, sokoleshë!

Siç kanë thënë pleqtë e parë,

rracë shqiptari mban në ballë!

Nuk do laps, s’do as fletore,

fjala jote kristal bore.

Shpirt-burimi s’të shteron,

njerëzit do dhe i nderon.

Me pak fjalë mbushur plot mend,

fjala, të zë kudo vend.

Grua.

@

Thesar është gruaja besnike që lind,

Tund djepin, punon, edukon si një prind.

një vatër me nder e rrit ndershmërisht,

dhe jep dhembshuri, dashuri përjetësisht.

Poezi -Autore Sheqere Sina Ozuni

Tè drejtat janè Ligjore /Lushnjè /Shqipèri /