Bashkim Saliasi-Korenti


KORENTI

O bobo ç’na gjeti!

Na iku korenti.

Strukur në divan,

Mbuluar me jorgan.

Gruaja po bërtet,

Pse na ike o korent.

E shikon more burrë,

Kondicionieri të lë në rrugë…

NË GOLEM

(Grimca humoristike)

Hade, merrni ndonjë farë,

t’u vej dita mbarë,

letra bixhozi, apo kikirik,

ta kaloni ditën pa panik.

Erdhi figu nga Golemi,

është i ëmbël si sheqeri,

po s’doni fiq, merrni rrush,

kemi dardha, sa të duash.

Erdhi vaj nga Peqini,

ar i kulluar, dini ç’blini,

vaj origjinal, nga katundi kemi,

është bio, nuk gjeni as te Poçemi.

Merrni petulla me vaj,

nuk i gjeni as në Kavajë,

akullore me kajmak,

blini te xhaxhi pa merak.

Hajde…erdhi Selimi,

nga Golemi vjen prodhimi,

dardha, mollë, fiq e rrush,

ka Selimi  sa të dush…

Erdhi misri pjekur,

taze, i sapo djegur,

blini te unë thana, rrush, qershi,

i kam për miqtë në shqipëri…

About Post Author