Bashkim Golemi:Një dritë nga qielli


Bashkim Golemi

Një dritë nga qielli

Dhe ja,
ajo po vinte drejt tijë.
Emocionet e pritjes shpërthyen në flutura
të hutuara ,
nga shkëlqimi që sytë e sajë
rrezatonin.
Befas, një buzëqeshje,
një trëndafil u çel,
dhe faqet e tijë shijuan,
prekjen magjike të petaleve
të kuqe.
Dora ndjeu,
shtërngimin e dorës së tijë.
Dhe një valë e fortë emocionesh
përshkoi trupat e tyre,
duke depërtuar
në çdo qelizë.
Në rrugëzën e qetë,
buzët e ndezura shuajnë etjen ,
në oazin e puthjeve të tyre.
Dhe duke ecur,
gishtrinjtë të ndërthurur,
hapin urën e shpirtrave,
duke trasmetuar në ajër,
pentagramë dashurie.
Vështrimet depërtojnë,
nën harqe ylberesh.
Në heshtje,
dashuria kthehet
në poezi.
Dy silueta të pandara
ecin në rrugë,
një dritë nga qielli,
mbi kokat iu
rri.