Bashkim Hoxha:Në përvjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit …një fragment nga romani :”Një ditë si Skënderbeu”, botim i Onufri 2018.


Bashkim Hoxha:Në përvjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit …një fragment nga romani :”Një ditë si Skënderbeu”, botim i Onufri 2018.
….Shkrimtari dhe dramaturgu  i shquar :Bashkim Hoxha në faqen e tij në facebook ka bërë publike një  fragment nga romani :”NJË DITË SI SKENDERBEU”, botim i ONUFRI 2018.


“…Asnjëherë nuk kam dashur ta shoh të trishtuar Skënderbeun. por kur nis monologun vërej se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu im ka shumë trishtim, në çastet kur e di që do iki.
Sigurisht.
Njeriu trishtohet kur e ndjen që vërtet po ikën, sepse atje ku po ikën, e di që do të gjejë heshtje. Heshtjen e përjetshme. Atje nuk ndodh më asgjë, e tërë jeta ngurtësohet në një monument që nuk frymon.
Dikush qan për ikjen e tij.
Ai nuk i beson lotit.
Njësoj si unë. Unë di një marifet aktorësh që e sjell lotin në sy sa herë që dua, duke rotulluar gjuhën në qiellzë në një mënyrë të tillë, që vetëm ne akorët e dimë.
“Mos qani”, them une si Gjergj Kastrioti (pjesë e monologut) . “Unë nuk e vajtoj jetën time. Nuk jam penduar për mënyrën se si e kam jetuar atë. Në fund të fundit kam jetuar, pa ka ardhur kjo ditë për të ikur. Nëqoftëse trishtohem, nuk trishtohem pse iki unë. Trishtohem sepse ajo që le unë pas, nuk më bind. Pas meje mbetet një një tabllo e zbardhëllyer e fitoreve të mëdha. Ju le një Arbëri të paqartë, të drobitur, që kërkon trima dhe jo qaramanë.”
Këtë fjalën qaramanë e shtoj unë, prej trishtimit që më la Elona.
Në vend të erës së parfumit, la pas vetes trishtimin…” 

About Post Author