Bashkim Saliasi-Mohimi


MOHIMI
Gjethet u zverdhën, me kolor u bënë,
era lëkund trungun, ato degët lenë,
në shtratin tokësor në gjum bienë,
ushqim për krimbat, në pleh i kthenë.

Sa vjen pranvera, sythet shpërthejnë,
me gjethe e fryte të arta shkëlqejnë,
vera e begatë, vjeshtën zbukuron,
dimëri acartë, me qylym i mbulon.

Dhe vjen një ditë, ndodh mohimi,
gjethet lënë degët kthehen te plehrimi,
ky është cikli jetës, natyra e kryen,
bota mrekullohet, kur pranvera vjen.

PYLLI
Me qylym të bukur, pylli mbuluar,
toka nënë pemë me gjethe shtruar,
aty galon jeta, ushtritë janë në garë,
tokën e punojnë, s’ka nevojë për pluar.

About Post Author