Bashkim Saliasi-Portret femre


Portret femre

Lum ajo nënë që të lindi,
të rriti me këshilla e dashuri.
Për poetin u bëre frymëzimi,
këngë e simfini për brezi e ri.

Femra është si Hëna e Dielli,
që jetës i jep kuptim e vlerë.
Rreth saj sillet tërë njerëzimi,
krijon stinët, jeta frymë merë.

Herë si ëngjëll, herë si sorkadhe,
kur kërcen e këndon në festivale.
Para teje përulen të rinj e pleq,
të duartrokasin të gjithë me respekt.

Femra është shenjtore e rrallë,
para saj përgjunjen mbretër e pashallarë.
Femra nënë, grua, shoqe e vajze,
i jep jetës jetë, kuptim, dashuri e zjarr..

About Post Author