Urim për ditëlindjen
(Meçanit në 60 vjetor)
Ju kërkoj leje,
do t’u them dy fjalë,
Gisildo na thirri,
dhe ne kemi ardhë.
***
Na dha porosi,
ju do mbani fjalë,
Meçani s’duhet ta dijë,
se unë ju kam ftuar.
***
Ne e mbajtëm fjalën,
stërnipin respektuam,
u mblodhëm të gjithë,
miqësi e xhaxhallarë.
***
Data 15 dhjetor, datë e shënuar,
babi Gisildos, 60 vjet ka shkuar,
fjala e Gisildos ishte amanet,
Meçanit: – i urojmë edhe 100 vjet.
***
Le ti mbushim gotat,
me raki e verë,
për gëzim e të mira,
u takofshim për herë.
