Bashkim Saliasi-
Vajzë joniane

Sirenë, flokun e zi,
onde-onde si perri,
syri yt si ulli,
në buzqeshje je flori.
Je si ëngjëll, shtojzavalle,
zanë fushe, si petale,
o sa bukur kërcen valle,
e merr shtruar si sorkadhe.
Kur ngrihesh e kërcen,
bilbili nga pas të vjen,
si kunadhe lozonjare,
bilbilin e joshe fare.
Moj sirenë Joniane,
bukuri e kësaj ane,
je si Eva e Adamit,
kujdes mollën e shejtanit…