AMANET!
Vjeshtë e tretë, mali në zi,
u përlot qielli, toka u nxi.
Hëna humbi mbi re,
zogu u struk në fole.
***
Një yll u dogj në zjarr,
mali heshti s’kishin fjalë.
Toka u bë baltë, qielli xhurroi,
zogu këngën e harroi.
***
Ylberi mbi mal doli,
një amanet lisit i përcolli,
Dhe me ty fushë kam një fjalë,
zogun tim ma mbani pranë.
