Bashkim Saliasi:Babai dhe djali


Bashkim Saliasi

Babai dhe djali

(Fabule)

Tregojnë:- dikur njerëzia,

pleqtë nuk i mbanin në shtëpi,

bezdi e kishte familja,

djali në kurriz merrte babanë e tij.

Kalonte një lumë,

më pas një livadh,

ngjitej lartë në pyll,

afrohej te shpella në mal.

Nga kurrizi babanë e zbriste,

pa u menduar mirë,

në shpellë,

poshtë e hidhte.

Ndryshuan kohërat tregojnë

për djalin që po u kallëzojë,

nga kurrizi babanë zbriti,

e puthi, e përqafoj.

Në kohën kur po ndahej,

babai hoqi në shpirt,

-çke e pyeti djali,

që kaq shumë rënkove!?

Mu kujtua babai im,

shume vite më parë,

këtu e hodha…

nuk këmbeva një fjalë.

Qëndroj djali!…

u mendua mirë,

mori babanë e hodhi në shpinë,

e ktheu në shtëpi ndryshoi terezinë…