Bashkim Saliasi:Bilbili këndon


Bilbili këndon

Sipër në kodër,
gjelbërim i rrallë,
sa bukur që dukesh,
e mira Tiranë.

Grupi ynë i vogël,
shijonë behar,
bilbili këndon,
jeshil anembanë..

Ajri i pastër,
shkëlqim qelibar,
korona virusi,
tmerroi dynjanë.

S’përdoren makina,
s’përdoren urban,
zogjtë cicërojnë,
nga virusi frikë s’kanë.

Populli ecën në këmbë,
me oreks bukën e hanë,
u shofsh Korona virusi,
na mbyte të gjallë!

Ecim dhe mendojmë,
si do vej ky hall,
a do zhduket virusi,
të dalim si më parë.

Bilbili këndon,
sharlatanët zënë e qajnë,
pranëvera iku, populli pyet,
-verës, do dalim vallë?!.

Bilbil, këndon,
jeshil anë e mbanë,
grupi ynë i vogël,
shijonë behar.
Tiranë 08.06.2020

About Post Author