Bashkim Saliasi:Duaje votën


Bashkim Saliasi

Duaje votën

Duaje votën, ki respekt,

Armikut mos ia jep,

Mendou mirë mos nguro,

Çoje votën atje kudo.

Ky është një mesazh,

Rrezet  e arta ngrohin avash,

Ato fshihen në kuti,

Me votën qeveris Ti.

Votën tënde mos shpërdoro,

Jepja subjektit që do,

Po mos rri pa votuar,

Se të vjedhin këta pushtetar.

Mere djalin, mere gruan,

Mere kunatën, mere vëllan,

Bashkohuni bashk në gjini,

Hidheni votën në kuti.

Të gjithë bashkë të bashkuar,

Demokracia ecën më para,

Në Europë të na pranojnë,

Kur na shohin se votojmë.

About Post Author