Bashkim Saliasi:Fshati im…


FSHATI IM

Ka vite që rrugicat në heshtje janë,
Nuk ndihen zërat e fëmijëve,
Shkollës muret e çatia i kanë rënë,
Mungon blegërima e bagëtive.

Ka vite që Dobrusha është thërrmuar,
Ujku hungëron, qeni nuk kuis,
Ara e livadhe në pyje janë shndërruar,
Fshati humbi bukurinë që kish.

Lagjet s’dallohen, shtëpitë kanë rënë,
Oxhaqet nuk nxjerrin tym e zë,
Po humbasin varret me ferra zënë,
Fshati në heshtje rri e flë.

Po zemra ime tek ti fluturon,
I përshëndet ato vende ku rri fëmijëria,
Kujtimi për ty shpesh më ngacmon,
S’më lënë të qetë mendimet e mia!

LAGJJA IME

Në lagjen time,
Dy fise jetuan,
Saliasi dhe Bejko,
Në harmoni kaluan.

S’kishim lidhje gjaku,
S’ishim nga një anë,
Gëzime e hidhërime,
Së bashku i ndamë.

About Post Author