Bashkim Saliasi:Gonxhe trëndafili


Bashkim Saliasi

Gonxhe trëndafili

Buzëqeshja jote

Gonxhe trëndafili.

M’i verbove sytë

Më nxore nga fiqiri.

Ëmbël më vështroje

Fjalët si sheqeri.

Më cimbove zemrën

Mendja te Ty më ngeli.

Eja prap nesër,

Me buzë belbëzove.

Sytë të shkëlqenin

Si lule begonje.

Me mendje shtastisur

Lëviza nga vendi.

Në kujtesë më mbeti

buzëqeshja e ëmbël…

                     Nëntor 1975

About Post Author