TOMORRI-MAL I SHENJTË
Në Tomor në kthesë të malit,
ku shkeli Aliu me këmbë,
atje rri e çlodhet djali,
nis e këndon një këngë.
Ballë Tomorit rri Shpiragu,
me vragë plagësh përshëndet,
nga larg deti thinjosh,
i shkel syrin, me gojë s’i flet.
O Tomor, fron i Perëndisë,
ku shërbeu Abaz Aliu,
Mal i shenjtë i Shqipërisë,
Të nderon bota dhe skraparliu.
