Bashkim Saliasi:Vota


Bashkim Saliasi:Vota

Frikë  kanë politikanët,

Vetëm nga ty votë,

S’duan t’ia dinë në katër vite,

Popull: – në je gjall, a po rronë.

Shumë prentime të bëjnë,

Sa t’a marrin atë votë,

Më pas s’u bje në mendje,

A jetoni në këtë botë.

Pa t’a mar të premtojnë,

Gjithë dëshirat  “t’i plotësojnë”.

Të gostitin, të kujtojnë,

Mesazhe të mirat të dërgojnë.

Të  quajnë shoke,të quajnë mik,

Numrin e telefonit t’a japin pa frikë.

Dërgojnë mesazhe falenderimi,

Në  “parajsë” bashk do  arrini.

Mendjent’a  bëjnë dhall,

Ngrihesh në mëngjes, vjen vërdall,

Pranë kutis nisesh të shkosh,

Kujt mesazhi dot’i besosh.

Shikon te dera, vijnë vërdall,

Djem të bukur me celular,

Shefave u njoftojnë,

Erdhi filani, do votoj.

U ndrisin sytë xixa lëshojnë,

Votën tënde e kërkojnë,

Nuk kanë faj more mik,

Një copë kockë duan të lëpijnë.

Në stres janë, në stres qëndrojnë,

Filani valla do vij të votojë.

Se veç mua “më premtoi”,

Kam frikë mos më tradhëtoi.

Me këto mendime vijnë vërdall,

S’gjejnë prehje, s’gjejnë karar.

Fjalën shefit ia kanë dhënë,

Të gjitha premtimet duhen  bërë.

Një zë i brendshëm  u flet,

Ishin premtime mor lanet,

Mblidhe mendjen mos u streso,

Paret që hodhe në fushat, katërfisho.

Shkon mëngjesi e vjen dreka,

Mendja u rri vetëm te fleta,

Atje fshihet i gjithë sekreti,

A ma ka dhënë votën mileti.

Dalngadal vapa vjen,

Populli që s’ka votuar, në gjumë  bin,

Pret vapa që të  kalojë,

Pranë kutis votën e premtuar ta çojë.

Veç te ti fshihet sekreti,

Votën e artë  të do dhe mbreti.

Politikanët i lumturon,

Në ëndërrë pushtetarët e shikojnë.

Sa gëzohen politikanët,

Në radhë popullin kur e shohin,

Zemra nga gaz iu gufon,

Të mirat e votës mendojnë.

About Post Author