Basti-Vilson Mersinllari


FABUL

Dy gomerë duke ngrënë kashtë

i thanë njëri,tjetrit e zemë me bast

për kë ta zemë tha gomar i pari

kush e thyen këtë dru strumbullari ?

Gomar i dyti një shkelm i ktheu

drunë e strumbullarit nuk e theu

gomari i parë ,një shkelm i dha

strumbullari menjëherë në tokë ra.

Gomari i dytë filloj të dridhej

poshtë e lart ai po hidhej

ç’ke që dridhesh nuk të tremba

nuk të dua lekë por një thes gjemba.

Nuk të dua lekë për bastin o qyqar

o një thes gjemba,o një thes bar

nuk të dua para,dëgjon o qyq

nuk kam nge,të vete në gjyq.

I ke parë njerëzi,ti nëpër gjyqe

vinë vërdallë poshtë e përpjetë

jo mi dhe lekët,jo ti dhashë

dhe kurrë fare,s’kanë për ta gjetë.

Ju hynë sherret,me njëri,tjetrin

si ç’e bënë një ditë,disa tipa

mu në mes të shumë njerzve

filluan të rrihen me rripa.