Bë llaf me zemrën-Halit Haliti


Koha ikën, e ti më je ngulitur në kujtesë

Për çudi jo gjithqka mund të harrohet

Oj e bukura e Anadrinit s’harrohesh për besë

Edhe atëher s’jem bashkë, shpirti yt më kujtohet.

Të vjetra jan kujtimet sa edhe koha vetë

Kujtimet e lëna si mbulon ky dhe

Si buka në çerep, e pjekur e shijshme, e nxehtë

Kujtimet e mia treten sa këtu sa atje.

Sa hap e mbyll sytë kujtimet i mori era

Zemra këndon vetëm për një që do

Si një dashnor i thekur më rrëmbyen të tjera

Bë llaf me zemrën, para se të thuash po ose jo!