Bebëzave të syrit-Kasam Shaqirvela


Kasam Shaqirvela

Mund të jetë një imazh i 1 person

Fjala kishte ecur pa u ndalur

Bebzat e syrit pa u mbyllur

Qysh se “nefilim” e kishte parë Diellin

Tokën e qiellin duke i përshëndetur

Sa herë kishte pasë permbytje

Barka e të parit tonë me vellin

Detnave të çartur kishte fjetur

Në krahë të hyjnive në yshtje..

Dhe Lidhjet me besë s’u tretën

Mbetën nëpër shpërgaj gjaku

Kërkuan atë dritën e bardhë

Galaktikave që ishte duke ardhur.

Një rreze drite ishte përthye

Degëve të Lisit Madh

Ylberin duke kapëcyer…

Një shenjë të varur ia kishte lënë

Për ta përkundur ndonjë murrlan

Dhe bulzat e të keqes ngrenë krye

Aty ku frymën e fëlliq moti

S’njihet dhimbje që shpresën ka thyer

Sa herë qerpikëve është ngrirë loti

Se, bebzave të syrit pa u mbyllur

Një lule shprese ka çelur..!