Begu Davë-Ajo lëshon dritë pa folur…


Begu Davë

  · 

Ajo lëshon dritë pa folur…

Hëna të qaset në heshtje netëve me rradhë

ajo lëshon dritë , pa folur e zemëruar,

pushtohet në mall duke parë tokën që fle,

mban frymën e sajë mes yjesh rrethuar.

Dhëmbshurisht mes lutjesh do që të shpëtojë dëshpërimesh,

dhe pikat e lotëve i fsheh gjithmonë në errësirë,

hidhërimi përshëndetet me të në ç’do natë,

kacavarrë në kujtesa mbesin ca zhgënjime.

Ndërsa hëna thërret në netët pa hënë

me zë të mekur dhe pak e trishtuar,

shumë yje që fshihen në terrin e natës,

disa buzëqeshin e të tjera rrinë lënduar.

Do lindë një shkëlqim pas një nate e shumë t’jerave,

e mëngjeseve të z’bardhura do të puthen të harruarit,

në netët me hënë dhe në ditët me diell,

pas terreve t’pafundme mes dritash përqafuar.

Hëna do buzëqeshë duke tretur heshtjen

dhe do të ndjellë jetë , jetë veç jetë…!

Nga Begu Davë !

About Post Author