Begu Davë
Ca fragmente…..
u zgjuan pa dashur në kujtesë
në kinemanë e filmit pa drita
veç hije të errëta pa zhurmë
m’u shpërfaqen nëpër titra.
Salla është bosh pa aktorë
pa spektator që duartrokasin
me sytë e heshtur e pa fjalë
testoj fragmentet që më godasin.
Makthin e tokës thellë e ndjej
në sallën boshe nguliten sytë
trillet e botës më vijnë n’kujtesë
shtruar në kalldrëme të pabesisë.
Në kinemanë e filmit pa drita,
aty në heshtje do pres e do pres,
tingullin e jetës me shpresë e pa drithma
në çdo betejë do ta rindez…!Begu Davë .26/11/2022.
