-Begu Davë-E trukuar me erën e durimit….


…E trukuar me erën e durimit….

–Trukohem me erën e durimit sa herë që përplasem me errësirën !

Terri duhet të zhduket ku pas meje reflekton një dritë hyjnore e cila më shoqëron e më vihet si mburojë nga pas.

Kthehem në një gurë të fortë gjithmonë ditë dhe natë. Pyetjet rreth vetes s’më shqiten asnjëherë.!

Sa shumë episode të jetës janë të regjistruara. Nuk duhet shum të mendohem, vetëm të shtyp njërin nga butonat e mendjes dhe shiriti i kasetës së kafkës të më shfaqë para ati muri të errësirës disa nga fragmentet, edhe pse nuk janë të gjitha të dëshirueshme t’i rikujtosh.

Por njeriu gjithmonë mbetet kacavar kujtesave ku ndonjëher na ngjajnë si kryevepra të instaluara.

Mundohemi të zbulojmë ndonjë forcë të brendëshme ku të mundim pesimizmin që herë-herë na mbërthen e strukemi aty brenda shpirtit të pa fajshëm.

Ndërsa sheh nën kujtesë të shfaqen kalorësit e zinj të udhës ku të shpërqëndrojnë.

Të prekin nervin nga mos-mirënjohja. Të qasen me shpata të ftohta në duar e me lakuriqësinë e tyre t’shpirtit t’rëndojnë.

Ata që të vrasin ëndrrat e luajnë me mirësinë tënde. Të nxënë diellin në të gjitha stinët e të ofrojnë vetëm acar dimërak dhe gjejnë rastin të ta marrin frymën në errësirë.

Jetën duan të ta bëjnë të pa-mundur duke të të prekur dinjitetin dhe emrin.

Eh, unë s’kam frikë , mbahem në kështjellën time të paqtë qetë-qetë, pa krijuar urrejtje dhe pa pasur pikën e helmit në zemër.!

Ulem në shkallët e imagjinatës dhe lutem me shpresën në duar, duke shpresuar që të krijoj një sofër bujare ku të shtrohet vetëm mirë-dashja.

Edhe pse bota nuk është e besueshme do të shërbej si kamarieri në tavolinat ku do të ulen si të panjohur , dhe do të servir vetëm gotat e mbushura me paqe e filxhanë të mbushur me dashuri dhe do ju jap një buzëqeshje me sytë e mirësisë.

S’ka gjë , ata le të pagujnë vetëm faturat e detyruara nuk dua bakshish.

Nuk do të kursehem aspak në të shërbyer.

Qetësisht nxjerr vetëm fjal të ngrohta e psherëtima të ëmba dhe pse dhimbshëm, sërisht do fal veç dashuri e fjalë të ngrohta që të përhapin mijëra rreze dielli çdo ditë dhe të shtojnë yjet e natës që ndezin n’errësirë në mirazhin e jetës sonë.

I mbledh të gjitha lulet e shpirtit dhe si buçetë në një vazo do i vendos në mes çdo tavoline ku aroma e tyre të parfumosë dhomat e shpirtrave ku kanë mbjellë vetëm farën e helmit.!

Nuk do të kursehem edhe pse ciklonet e t’marrëve më hedhin tej.

E di që jam e veçuar nga bota e kulluar , por ndjesitë nuk më shterojnë edhe pse jam si një pemë e zhveshur gjethesh dhe me degë këputura.

Edhe pse jam si një hije që endet kohërave , rrëmoj nëpër pluhurin që shoshitet .

Ec e ndalu n’vetmi t’errësirës , e n’mendime përmes anktheve për të kapur kuptimin e jetës, ku harroj dhe imazhin e vdekjes dhe si e marrë mendoj që do të jetoj përjetësisht.

Ashtu do të qëndroj gjithmonë e trukuar me erën e durimit !

✍Begu Davë . Nëntor / 2022.!

About Post Author