
FRYMËZOHU
Frymëzohu
Mbi vargjet që lanë ikonat e ksaj toke
Origjinalitetin e shpirtit të lirë ,
Aromën e parfumit të librit nuhate,
Mbërthyer pas fletëve ku fjalët i kanë shkrirë.
Frymëzohu
Mbi vargjet e pështjelluara të poetit
E veten mbi veten ta përqasësh,
Në strofat e ndjera ku krejtësisht rrëmbehesh,
Mbi rrjeshta t’magjepsun ,
Mëngjezet të zbardhësh.
Frymëzohu
Se çastet më të le’hta papritmas ofrohen
Kur sytë e tu, rrjeshtat lexojnë pa zë
Ndize nji dritë shprese në botën e poetit,
Ngrohu në mes fjalëve në heshtje të zjarrt.!