Begu Davë-Kafshatë dashurie…


Begu Davë

  · 

Kafshatë dashurie…

Do të hesht si mali i vetmuar

e si hije e trazuar me kokë mënjanë do të rri,

do të flas vetëm me shpirtin tim për dashurinë e mohuar,

gjith jetës dhashë pa interes e pa kufi.

Si e çmendur jam futur nën lëkurën e të gjithve,

e kafshatat më të mira të dashurisë jua fala pa gënjeshtra,

por kupat e helmit rradhazi më dhanë për të pirë,

me lojra fjalësh e intrigë të thurur nëpër rrjeshta.

E kuptova që paskam gënjyer më kot veten

duke dashur pa hile të gjitha qëniet njerëzore,

duke dashur gjakun, mishin e kockën time,

shok, miq e të afërm të gjithë universin pa dallime.

Por veç gënjeshtra kishin nëpër grushte

të thëna e të pa thëna hidhen kuturu,

sa shum e shum zhgënjime kam marrë,

rituali përkundet si tani e si dikur.

Më e rëndë do jetë për ta se për mua

si një pemë e zhveshur jam mësuar të qëndroj,

dashuri me zemër të pastër kam dhënë,

sa keq u konceptua e u përfol,

shpërblimin kurrë se mora e as që e mendoj.

Sa shumë janë turbulluar ujrat e jetës

të gjithë jemi gënjeshtarë dhe budallenj,

sepse e vërteta e të sotmes dhe të djeshmes,

bëhet një gënjeshtër e madhe e së nesërmes.

Tani do e mbaj për vete kafshatën e dashurisë e nuk do ta fal më në këtë jetë hajvane,

të gjithë zhgënjehemi në dashuri të gënjeshtërt në këtë botë me maskë e shumë hileqare.!

✍Begu Davë

About Post Author